Sherif Topalli mbetet besnik i klubit të futbollit Tefik Çanga nga Tërni. Kjo skuadër ka synime që të arrijë rezultate sa më të mira në edeiciinin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Topalli ka vazhduar si kryetrajner me këtë ekip “Sherif Topalli vazhdon në krye të shtabit teknik të KF Tefik Çanga.
Pas një takimi konstruktiv mes kryesisë së klubit dhe trajnerit Sherif Topalli, ku u analizua ecuria e sezonit të kaluar dhe objektivat për të ardhmen, KF Tefik Çanga ka vendosur t’i besojë edhe për sezonin e ri drejtimin e skuadrës trajnerit Sherif Topalli.
Besimi i ndërsjellë, puna e palodhur dhe përkushtimi ndaj klubit janë baza mbi të cilat do të ndërtojmë sfidat e reja dhe synimet madhore që kemi përpara. Vazhdojmë së bashku drejt lavdisë, për ngjyrat dhe fanellën e klubit të zemrës! ”, ka njoftuar Tefik Çanga.
