Ironizon protestuesi: Dorëheqje? Jeni të pushuar nga puna!

0%

Një protestues, gjatë tubimit para Kryeministrisë, deklaroi se pjesëmarrësit e konsiderojnë qeverinë të shkarkuar politikisht, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj ekzekutivit. “Kemi 45 ditë këtu. Dorëheqje? Jeni të pushuar nga puna. Do ju zëvendësojmë. Për mua, ju jeni të dorëhequr”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi përmendi gjithashtu se protestuesit kanë zgjedhur të vijojnë me forma paqësore të reagimit, ndërsa në fund iu drejtua të pranishmëve me pyetjen: “A doni t’i heqim që sot?”.

Burimi: Bota Sot