Drita synon kualifikimin

0%

Kampioni i Kosovës, Drita, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues për Champions League ndaj Zalgiris Kaunas, e cila nis në ora në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Lituani, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani synon fitoren dhe kualifikimin në raundin e dytë.

Lajmi i mirë për Dritën është rikthimi i Rron Brojës pas lëndimit, ndërsa në sulm nga minuta e parë startojnë Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Igball Jashari. Formacionet zyrtare: Drita: Maloku; Krasniqi, Pëllumbi, Bytyqi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj, Krasniqi; Balaj, Manaj, Jashari.

Zalgiris Kaunas: Svedkauskas; Konstar, Lekiatas, Tolordava, Moutachy; Baldassarra; Ourega, Silvka, Benchaib, Leo Ribeiro; Oliveira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot