Shpërndaje në: Trajneri i Malishevës, Tomas Brdariq, është i bindur se ekipi tij ka forcë për ta fituar ndeshjen me Vllazninë e Shkodrës. Ai ka vlerësuar Vllazninë, por ka insistuar se synimi i lojtarëve malishevas është fitorja. Ndeshjen e parë e fitoi Vllaznia me rezultat 2:1. “Ne jemi të bindur që mund të fitojmë këtu, në Kosovë.
Vllaznia është një skuadër me shumë traditë, ka ekip të mirë. E marrim shumë seriozisht dhe me shumë respekt, por edhe ne kemi një ekip shumë të mirë”, ka thënë Brdariq në konferencë për media të martën. Ndeshja kthyese e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Malishevës dhe Vllaznisë luhet të mërkurën në Kampion Nacional të FFK-së në Hajvali nga ora .
Brdariq ka ftuar shikuesit për përkrahje.
