Formacionet zyrtare, Drita – Zalgiris Kaunas: Kampioni i Kosovës

0%

Kampionia e Kosovës, Drita zhvillon sot (e martë) me fillim nga ora ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës së Zalgiris Kaunas. Ndeshja e parë e zhvilluar në Lituani kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 dhe të besuarit e Zekirija Ramadanit synojnë fitoren dhe kualifikimin me ndihmën e tifozëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ramadani ka vendosur që në këtë ndeshje të futet me sistemin 4-3-3, me Arb Manaj që udhëheq fazën e sulmit dhe ndihmohet nga Liridon Balaj dhe Igball Jashari në krah. Në mesfushë ndërkohë starton dyshja e zakonshme Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj, por lajm i mirë për Dritën është fakti se Rron Broja është rikthyer pas lëndimit dhe është i gatshëm për përzgjedhje.

Formacionet zyrtare: Drita : Maloku; Krasniqi, Pëllumbi, Bytyqi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj; Krasniqi; Balaj, Manaj, Jashari. Zalgiris Kaunas : Svedkauskas; Konstar, Lekiatas, Tolordava, Moutachy; Baldassarra; Ourega, Silvka, Benchaib, Leo Ribeiro; Oliveira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi