Mbappe kampion edhe jashtë fushës – dhuron të gjitha bonuset nga

0%

Kylian Mbappe nuk po shkëlqen vetëm me paraqitjet e tij në fushën e lojës, por edhe me angazhimin jashtë saj. Sulmuesi francez, që nga viti 2017, ka vendosur të dhurojë çdo pagesë dhe bonus që ka fituar me fanellën e Kombëtares së Francës.

Pas triumfit në Kupën e Botës 2018, Mbappe nuk e mbajti për vete bonusin prej rreth 350 mijë eurosh, por e dhuroi tërësisht për një organizatë bamirësie që ndihmon fëmijët. Përveç donacioneve të vazhdueshme, ylli francez ka krijuar edhe fondacionin e tij “Inspired by KM”, i cili mbështet të rinjtë dhe i ndihmon ata në zhvillimin profesional. “Nuk kisha nevojë të paguhesha.

Isha aty për të mbrojtur ngjyrat e vendit tim. Mendoj se është e rëndësishme të ndihmosh ata që kanë nevojë”, ka thënë Mbappe. Me veprimet e tij, kapiteni i Francës po dëshmon se ndikimi i një sportisti mund të shkojë shumë përtej rezultateve në fushë

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot