Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.
“K.V dhe F.V., janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandim i mallrave në bashkëkryerje, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje e parave dhembajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik janë arrestuar edhe nëntë persona”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Është fjala për rastin me mashtrim me derivate të naftës, ku më parë ishin arrestuar nëntë të dyshuar.
