E rëndë: Vdes një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me

0%

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur sot në fshatin Greminik të Komunës së Klinës. Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës .

Sipas tij, viktima, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda. “Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër, është dërguar në obduksion”, ka deklaruar Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, të cilat po merren me procedurat e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com