Është një turp, presidenti i Brazilit tregohet i “pamëshirshëm”

0%

Brazili zhgënjeu sërish këtë Botëror, duke u skualifikuar këtë herë që në fazën çerekfinale, pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë. Ajo që ka mërzitur më shumë brazilianit është mënyra si reaguan yjet e tyre pas eliminimit. Përveç Danilos, gjithë të tjerët u kthyen me avion privat dhe shkuan direkt me pushime.

Kjo gjë nuk është kapërdirë as nga presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, i njohur shkurt si Lula. “I dërgova një mesazh Ancelottit, trajnerit të ekipit kombëtar. Ai që u largua me një skuadër të madhe dhe u kthye vetëm. Nuk kishte pothuajse askush në fluturimin e kthimit, është një turp!

Vetëm një lojtar u kthye, të tjerët zgjodhën fluturimet private dhe shkuan direkt me pushime. Nëse do ta kishim fituar Kupën e Botës, të gjithë do të ishin këtu duke kërcyer” , tha presidenti brazilian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot