SHKK pezullon përkohësisht një zyrtar korrektues të Qendrës

0%

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës një zyrtar korrektues të angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Sipas njoftimit, me vendim të Komisionit Disiplinor të datës , është pezulluar përkohësisht zyrtari korrektues me inicialet D.Q., pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore.

SHKK bën të ditur se vendimi do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përkatëse. Në reagimin e tij, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, ruajtjen e integritetit institucional dhe trajtimin me seriozitet të çdo rasti që dyshohet për shkelje të detyrave zyrtare.

Po ashtu, SHKK nënvizon se gjatë gjithë procesit do të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga organet kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot