Ky Botëror është I treti në histori kur në gjysmëfinale arrijnë skuadra nga më aristokratiket në rruzull, saktësisht të katër ekipe ish-kampione. Këtë të martë luhet Francë-Spanjë dhe të mërkurën Angli-Argjentinë, në të njëjtën orë, në , dhe këto kombëtare e kanë ngritur lart kupën Zhyl Rime apo atë të FIFA-s.
Franca është dy herë kampione e botës, Spanja fitoi trofeun në 2010, Anglia në 1966 dhe Argjentina ia ka dalë tri herë, nën udhëheqjen e Kempesit, Maradonës e Mesit. Vetëm në 1970 në Meksikë e në 1990 në Itali ndodhi kështu, me skuadra si Italia, Gjermania, Brazili, Argjentina, Anglia e Uruguaji. Jo vetëm kaq.
Në katër më të mirat në Amerikën e Veriut kanë mbërritur edhe 4 skuadrat e para të renditjes së FIFA-s. Aktualisht, në krye ndodhet Franca, e pas saj Argjentina, Spanja dhe Anglia. Në nisje të Botërorit, e para ishte Argjentina, e më pas Spanja, Franca dhe Anglia.
Një Kupë Bote vërtet e veçantë të paktën sa I takon “stafit” të pretendentëve që mund të quhen “aristokratë” apo “fisnikëri” e futbollit.
