Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, inspektoi punimet në rrugën e fshatit Babimoc, duke paralajmëruar se operatorit ekonomik nuk do t’i lejohet të vazhdojë punimet nëse projekti nuk përfundon deri të hënën. Thaçi tha se projekti, i cili ka nisur më , është zvarritur përtej afateve, ndonëse pjesa më e madhe e pagesës është realizuar.
Thaçi: Të hënën është dita e fundit që operatori do të lejohet të punojë në Babimoc “Ne jemi këtu në fshatin Babimoc, ku kemi një projekt që nga viti 2024, e që janë zgjatur tej mase punimet. Na u premtua se të enjten dhe të premten do të përfundojë rruga. Të hënën do të dalim sërish në inspektim dhe ajo është dita e fundit kur do të lejohet ky operator të punojë.
Vlera e investimit ka qenë 216 mijë euro, janë paguar 177 mijë euro, ndërsa 39 mijë euro ende nuk janë paguar. U bëj thirrje jo vetëm këtij operatori, por të gjithë operatorëve që punojnë në Komunën e Obiliqit, që të mos i zvarrisin punimet” , tha ai.
Duke folur për arsyet e vonesave, kryetari i Obiliqit tha se operatorët zakonisht arsyetohen me rritjen e çmimeve të materialeve, por theksoi se kontratat duhet të respektohen. Thaçi: Kemi nisur transportin publik të subvencionuar në të gjitha fshatrat e Obiliqit “Rruga ka qenë e planifikuar të përfundonte në vitin 2025, ndërsa tani jemi në vitin 2026.
Operatorët gjejnë arsye të ndryshme për ngecje, duke u thirrur në rritjen e çmimeve të produkteve që përdorin, por pavarësisht kësaj ata kanë kontratë me Komunën e Obiliqit dhe punët nuk duhet të zgjaten”, tha Thaçi.
Thaçi njoftoi gjithashtu se ka nisur funksionimi i transportit publik të subvencionuar nga Komuna, ndërsa, nga 1 qershori ka filluar mbledhja e mbeturinave nga ndërmarrja lokale “Kastrioti”. Thaçi: Kemi nisur transportin publik të subvencionuar, nga 1 qershori mbeturinat po mblidhen nga NPL “Kastrioti” “Është dita e dytë që kemi filluar me transportin publik.
Pothuajse të gjitha linjat janë aktivizuar dhe nga dita e hënë kemi nisur subvencionimin e transportit publik në të gjitha fshatrat dhe në qytetin e Obiliqit. Vetëm në një fshat autobusi ende nuk ka arritur për shkak se operatori nuk është përgatitur. Ndërsa, nga 1 qershori Komuna e Obiliqit i mbledh vetë mbeturinat përmes NPL ‘Kastrioti’.
Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftoj të vazhdojnë pagesat për mbeturinat, në mënyrë që të kemi një komunë më të pastër”, tha kryetari i Obiliqit, Thaçi.
