Shpërndaje në: Mbrojtësi i Spanjës, Aymeric Laporte, është i lindur në Francë dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të përfaqësueses franceze. Por në vitin 2021, Laporte debutoi te Spanja dhe tashmë është prej lojtarëve më të rëndësishëm në mbrojtje. Ai pritet të startojë sonte për Spanjën në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit ndaj përfaqësueses së vendit ku është i lindur.
Laporte ishte kapiten i të gjitha grupmoshave të reja te Franca. Ishte ftuar tri herë në përfaqësuesen A, në vitet 2016 e 2017, por nuk kishte debutuar. Pasi siguroi shtetësinë spanjolle në vitin 2021, ai ndërroi përfaqësuesen. “Kur ndërrova përfaqësuesen, u kritikova shumë. Ishte e kuptueshme, por e kisha diskutuar me familjen dhe nuk kisha asnjë dyshim.
Gjithçka ka shkuar mirë dhe jam i kënaqur”, ka thënë Laporte. Laporte ka prejardhje baske.
