Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndryshuar planet e tij për të ngarkuar një taksë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se vendet e Lindjes së Mesme do të bëjnë në vend të kësaj marrëveshje investimesh dhe tregtie me SHBA-në.
“Bazuar në biseda shumë produktive me udhëheqjen e Lindjes së Mesme, kam vendosur të zëvendësoj Tarifën e Rimbursimit prej 20% të Shteteve të Bashkuara me Marrëveshje Tregtare dhe Investimesh që shtetet e ndryshme të Gjirit do të bëjnë në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Trumpi në mediat sociale.
Presidenti ka shtuar se investimet “do të jenë masive”, megjithëse është e paqartë nëse këto do të ishin angazhime të reja në lidhje me atë që Trumpi ka njoftuar pas një vizite vitin e kaluar në Lindjen e Mesme.
SHBA-ja ka nisur sulme ndaj Iranit të martën herët, disa orë pasi presidenti Trump është zotuar të rivendosë një bllokadë amerikane të porteve iraniane dhe t’u vendoste tarifa anijeve për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit. Irani është përgjigjur me sulme ndaj aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
