Shpërndaje në: Mesfushori 27-vjeçar, Declan Rice, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale mes Anglisë dhe Argjentinës. Rice u zëvendësua pas pjesës së parë në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinale. Më pas selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, zbuloi se Rice kishte kaluar shumicën e kohës në shtrat për shkak të një sëmundjeje.
“Sky Sport” ka raportuar të martën se mesfushori Declan Rice është i gatshëm për përballjen gjysmëfinale ndaj Argjentinës. Mungesë për Anglinë do të jetë mbrojtësi Jarell Quansah i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq dhe mesfushori Jordan Henderson, i lënduar.
