Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, amerikani Kinu Rochford, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në fushën e basketbollit “Kingdome”, ku Rochford dyshohet se u përfshi në një konflikt me një person tjetër. Më pas, ai u qëllua në kokë.
Basketbollisti u dërgua me urgjencë në spitalin Mount Sinai Morningside, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
