Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

0%

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitë e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën ka realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Shqipëria për në Kosovë, ndërsa tjetrin nga Kosova për në Shqipëri.

Të dyshuarit janë arrestuar pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Njëri nga të dyshuarit ka qenë i kërkuar për veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje e substancave narkotike dhe kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare”, ndërsa i dyshuari tjetër ka qenë i kërkuar për përfshirje në veprën penale të “Trafikimit me narkotikë”, që të dy janë adresuar tek kompetentët për trajtim të mëtejmë sipas procedurave të parapara ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu me datën e njëjtë, në Prishtinë, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me Departamentin e Kufirit të PK-së ka bërë arrestimin e shtetasit turk pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Malit të Zi dhe ato të Turqisë për veprat të ndryshme penale “Mashtrim, Shmangie nga tatimi dhe Falsifikim i dokumenteve zyrtare”.

Me urdhër të prokurorit kompetent i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore.

Burimi: Bota Sot