Çekia nuk e ruan epërsinë, barazon me Afrikën e Jugut

0%

Shpërndaje në: Çekia ishte afër fitores së parë në këtë Botëror ndaj Afrikës së Jugut pasi kishte epërsi 1:0 prej minutës së gjashtë kur shënoi Michal Sadilek. Por, çekët nuk e ruajtën epërsinë e krijuar dhe pranuan gol në minutën e 83-të nga penalltia të cilën e konkretizoi në gol Teboho Mokoena.

Dhe kështu, ndeshja e xhiros së dytë e Grupit A mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut, e zhvilluar në Atlanta, u mbyll 1:1. Çekia e treta dhe Afrika e Jugut në vendin e katërt, kanë nga një pikë pas dy ndeshjeve. Në grup janë edhe Meksika dhe Koreja e Jugut.

Burimi: Koha