Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim delegacionin britanik të udhëhequr nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari e njoftoi ambasadorin britanik për të arriturat e FSK-së, aktivitetet, operacionet dhe planet për zhvillimin e saj në të ardhmen. Ai falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.
Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Palët u pajtuan të thellojnë bashkëpunimin profesional në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të liderëve dhe njësive të ndryshme të FSK-së, me qëllim të rritjes së profesionalizmit dhe kapaciteteve operacionale. ‘’ Gjithashtu diskutimi u përqendrua tek situata aktuale e sigurisë në vendin tonë, rajon dhe më gjerë.
Poashtu palët u pajtuan për bashkëpunim profesional në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit professional të liderëve dhe njësive të ndryshme të FSK-së në ngritjen e profesionalizmit dhe kapaciteteve operacionale’’, – thuhet në njoftim.
Në fund të takimit, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves e falënderoi gjenerallejtënant Bashkim Jasharin për lidershipin e treguar në udhëheqjen e proceseve të zhvillimit të FSK-së. Sipas njoftimit, të dyja palët u zotuan të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
