Një burrë 72-vjeçar ka vdekur në spital si pasojë e plagëve të marra gjatë një sulmi nga një tigër që ishte arratisur nga vendi ku mbahej, rreth dy muaj më parë. Lëndimet që mori ishin shumë të rënda dhe përfundimisht fatale, raporton Bild.de. Ngjarja ndodhi më 17 maj në zonën industriale Schkeuditz-Dölzig, në landin e Saksonisë.
Pas arratisjes, tigri u qëllua për vdekje nga autoritetet në një kompleks kopshtesh. Sipas mediave gjermane, pronarja e tigrave ishte Carmen Zander (52), e njohur si “Mbretëresha e Tigrave”, e cila mbante disa tigra në pronën e saj.
