Alcaraz zbret në të tretin, sfidë e fortë te femrat

0%

Pas përfundimit të grand slam të Wimbledon në tenis, italiani Jannik Sinner konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes. Ai mbrojti pikët e fituara një vit më parë dhe tani është shkëputur gati 5 mijë pikë nga vendi i dytë. Në vendin e dytë është ngjitur gjermani Alexander Zverev, finalist në Londër, që ka ulur një pozicion më poshtë spanjollin Carlos Alcaraz.

Ky i fundit nuk luan prej dy muajsh, i dëmtuar. Në vendin e shtatë është ngjitur edhe çekja Linda Noskova, fituese e grand slam-it të Wimbledon për femra. Në krye të renditjes qëndron bjellorusja Aryna Sabalenka, por tashmë diferenca me rivalet është ngushtuar ndjeshëm. Sabalenka ka vetëm 400 pikë më shumë se Elena Rybakina, që duket se do të ketë një duel të fortë deri në US Open.

Edhe rivalet e tjera janë afruar ndjeshëm dhe mund të kemi një garë të fortë për “numrin 1”. “Top-5”-Meshkuj 1.Jannik Sinner, 13.450 pikë 2.Alexander Zverev, 8.480 pikë 3.Carlos Alcaraz, 8.160 pikë 4.Felix Auger Aliassime, 4.740 pikë 5.Alex de Minaur, 4.110 pikë “Top-5”-Femra 1.Aryna Sabalenka, 8.550 pikë 2.Elena Rybakina, 8.143 pikë 3.Jessica Pegula, 6.301 pikë 4.Coco Gauff, 5.649 pikë 5.Mirra Andreeva, 5.293 pikë

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot