​Flamuri shqiptar në paradën e Festës Kombëtare të Francës, Rama:

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga ceremonia zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ku po merr pjesë personalisht. Në pamjet e publikuara në Facebook nga Parada e Madhe e 14 korrikut në Champs-Elysees, Paris, shihet edhe parakalimi i Forcave shqiptare të Armatosura me flamurin kuqezi.

“Krenar për Shqipërinë”, u shpreh Rama, sipër videos, transmeton KosovaPress. Ditën e djeshme, kryeministri Rama mori pjesë në punimet e samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Ëilling) në Paris, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Takimi mblodhi në Paris krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesëmarrja e Ramës në këtë samit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Burimi: Bota Sot