Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se ai personalisht kishte rezerva për arritjen e një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump.
Në një deklaratë drejtuar popullit iranian, Khamenei tha se “në parim” nuk ishte dakord me nënshkrimin e marrëveshjes me Trumpin, të cilin e akuzoi se kishte përdorur “të gjitha llojet e mjeteve nga dëshpërimi” për të arritur këtë rezultat.
Megjithatë, ai bëri të ditur se i dha leje procesit pasi presidenti iranian, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, i kishte dhënë garanci se do të mbronte interesat e Iranit dhe do të merrte përgjegjësinë për marrëveshjen.
SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës – ja çfarë përmban ajo “Unë kisha një mendim tjetër, por për shkak të zotimit të presidentit dhe deklaratës së tij se do të merrte përgjegjësinë, dhashë lejen”, u shpreh Khamenei, shkruan skynews. Ai shtoi se nëse pala amerikane tenton të tejkalojë kufijtë e marrëveshjes, përgjegjësia nuk do të bjerë mbi Iranin.
Sipas tij, tani pritet zbatimi i kushteve të përcaktuara në memorandum. Khamenei theksoi gjithashtu se negociatat e ardhshme mes dy vendeve nuk do të nënkuptojnë pranimin e qëndrimeve amerikane. “Negociatat ballë për ballë që do të zhvillohen në të ardhmen nuk do të nënkuptojnë pranimin e pikëpamjes së armikut”, tha ai.
Deklarata vjen pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe SHBA-së, i cili synon hapjen e një faze të re dialogu mes dy vendeve.
