Këta janë të arrestuarit në Ferizaj, kanosja u bë për një tokë

0%

Një aksion i Policisë së Kosovës, i zhvilluar pas një denoncimi për kanosje, ka përfunduar me arrestimin e katër personave në Ferizaj dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh e municioni. Katër persona janë arrestuar në këtë aksion. Në mesin e tyre edhe biznesmeni nga Peja, Egzon Buquku. Të arrestuar janë edhe babë e bir, Hamdin dhe Shpëtim Thaçi.

Elvin Hyseni nga Ferizaji poashtu është në mesin e të arrestuarve. Arrestimi i tyre ka ndodhur në në ambientet e “Como Restaurant” në fshatin Babush të Ferizajt. Burime të indeksit bëjnë të ditur se një person është kanosur për një tokë më vlerë milionëshë në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi katër armë zjarri dhe një sasi të madhe municioni: një Glock 17 me dy karikatorë dhe 34 fishekë; një SIG Sauer me 30 fishekë; një CZ me 15 fishekë; një FN Five-seveN me 19 fishekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot