“Pezullimi i dialogut strategjik dhe refuzimi i gazit amerikan”,

0%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në , ndërkaq fqinji verior e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në.

Hoti në një postim në Facebook po ashtu thekson se Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit dhe sipas tij, nëse vazhdon kjo qasje, vendi mbetet i izoluar politikisht e ekonomikisht.

Rizvanolli: Kosova nuk ka refuzuar gazin amerikan, por ka zgjedhur zgjidhje më praktike dhe ekonomike Lexoni t ë plotë postimin e Hotit: Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në. Ndërsa, fqinji verior i Kosovës e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit, përmes të cilit synohet të shpërndahet gazi amerikan, i cili ka për qëllim uljen e varësisë nga gazi rus të vendeve të rajonin dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë, fqinji verior i Kosovës tashmë ka hyrë në marrëveshje të mëdha kontraktuale energjetike, përfshirë edhe importin e gazit amerikan.

Nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht, duke humbur mundësinë për forcimin e partneritetit strategjik dhe të sigurisë energjetike. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi