Në Kupën Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup) paraqitet edhe Shqiponja e Gjakovës, që pati edicion të sukseshëm në Superligën e Kosovës, duke arritur në finale. Shorti i së martës përcaktoi që Shqiponja të takohet në raundin e dytë me skuadrën nga Izraeli, Bnot Herzliya.
Shqiponja do të jetë nikoqire në ndeshjen e dytë, nëse nuk ka marrëveshje mes klubeve për zhvillimin e të dy ndeshjeve në një vend. Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane zhvillohen më 3 e 4 dhe më 10 e 11 tetor.