Klubi i Lecces duket se i pëlqen futbollistët shqiptarë

0%

Elseid Hysaj është lojtar i lirë që pas largimit nga Lacio, eksperienca e tij e tretë në kampionatin elitar italian, pas Empolit dhe Napolit. Në horizont duket një tjetër aventurë në Serinë A për mbrojtësin kuqezi. Leçe, sipas shtypit sportiv italian, ka nisur kontaktet me 32-vjeçarin shkodran.

“Sky Sport” bën me dije se ka pasur bisedime mes palëve për një akord të mundshëm dhe firmosjen e një kontrate. Klubi i Lecces duket se i pëlqen futbollistët shqiptarë. Aktualisht ka në skuadër mesfushorin Medon Berisha, ndërsa vetëm pak ditë më parë u largua mesfushori tjetër Ylber Ramadani, i cili ka kaluar në Turqi.

Hysaj e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe do t’i shërbente Leçes me eksperiencën e tij të gjatë. Nëse ai do të vazhdojë të luajë në këtë nivel, do të jetë mirë edhe për Kombëtaren shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot