Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapituj të negociatave me BE-në

0%

Shqipëria pritet të shënojë sot një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Më , në Bruksel do të mbahet takimi i nëntë i Konferencës së Anëtarësimit, i cili do të shërbejë për mbylljen e tre kapitujve të negociatave me BE-në: Kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitullit 30 (Marrëdhëniet e Jashtme).

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Këshillit Evropian. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në prill të vitit 2009, ndërsa mori statusin e vendit kandidat në qershor të vitit 2014. Ndërkaq, Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u mbajt në korrik të vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare të Këshillit Evropian, më , Komisioni Evropian prezantoi opinionin e tij mbi këtë aplikim, ku vlerësoi se përpara hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, Shqipërisë i duhej ende të arrinte nivelin e duhur të përafrimit me kriteret e kërkuara. Veçanërisht, vendi duhej të përmbushte 12 prioritetet kyçe të përcaktuara në këtë dokument.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në tetor të vitit 2012, Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, me kusht zbatimin e reformave thelbësore në sistemin e drejtësisë, administratën publike, si dhe rishikimin e rregullores së Kuvendit. Pas këtyre hapave, Shqipëria mori zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE në qershor të vitit 2014.

Në prill të vitit 2018, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Më pas, në qershor të po atij viti, Këshilli miratoi konkluzionet ku ra dakord t’i përgjigjej pozitivisht progresit të arritur nga Shqipëria, duke skicuar edhe udhërrëfyesin drejt çeljes së negociatave në qershor të vitit 2019.

Më , ministrat e çështjeve evropiane dhanë pëlqimin e tyre politik për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua zyrtarisht përmes procedurës me shkrim dhe u konfirmua nga Këshilli Evropian në ditët në vijim.

Negociatat e anëtarësimit zhvillohen përmes konferencave ndërqeveritare (të njohura shpesh si “konferenca anëtarësimi”) ndërmjet ministrave e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe vendit kandidat.

Këto negociata përfshijnë tërësinë e të drejtave dhe ligjeve të përbashkëta të bllokut (të njohur si acquis e BE-së) dhe ndahen në kapituj të veçantë ose grup-kapituj (klustere) që mbulojnë fusha të ndryshme politikash. Takimet mund të zhvillohen në nivel ministror ose në nivel zëvendësish (ambasadorësh).

Sipas të dhënave të Këshillit Evropian, konferenca e tetë e anëtarësimit me Shqipërinë u mbajt më . Ky takim shërbeu për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme ( interim benchmarks ) nga ana e Shqipërisë dhe për të përcaktuar kriteret përmbyllëse për Klusterin 1, “Themeloret”, i cili përfshin kapitujt negociues për: gjyqësorin dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23); drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike (Kapitulli 24); prokurimin publik (Kapitulli 5); statistikat (Kapitulli 18); dhe, kontrollin financiar (Kapitulli 32).

Çdo vit, Këshilli analizon progresin e arritur në rrugën evropiane nga secili prej vendeve kandidate dhe partnere të BE-së, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Më , Presidenca daneze e Këshillit të BE-së prezantoi konkluzionet e saj, të cilat morën mbështetjen politike të 26 shteteve anëtare.

Poashtu sot pritet që Mali i Zi të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë dhe gjithashtu të hapen kapituj negociues edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. Për secilin hap në procesin e zgjerimit, vendimet merren me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më , dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

Vendeve që i janë bashkuar BE-së në vitet 2004, 2007 dhe 2013 – tri zgjerimet e fundit të bllokut europian – u janë dashur nga tetë deri në 14 vjet që nga dorëzimi i aplikimit e deri te anëtarësimi në BE.

Ky proces merr kohë pasi që vendi kandidat duhet t’i përmbushë disa kritere, t’i përshtatë ligjet e veta me ato të BE-së, si dhe të presë ratifikimin e traktatit për anëtarësim në parlamentet e secilit vend anëtar të BE-së. Kriteret për aplikim – të njohura si “Kriteret e Kopenhagës” – kanë të bëjnë me stabilitetin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe funksionalitetin e tregut ekonomik.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendosur edhe disa kushte shtesë, të përcaktuara përmes Procesit të Stabilizim-Asociimit. Kroacia – vendi i fundit që iu bashkua BE-së, në vitin 2013 – kishte aplikuar për anëtarësim më pak se 1 vit e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, i gjithë procesi deri në anëtarësimin e Kroacisë kishte zgjatur 12 vjet.

Në rastin e Kosovës, është hera e parë që një shtet aplikon për anëtarësim pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia. Kosova kishte arritur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, që u nënshkrua në Strasburg, më .

Burimi: Kallxo