Aksion i përbashkët në Gjilan dhe Viti: Kontrollohen 35 auto

0%

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka zhvilluar sot një aksion të përbashkët inspektimi në qytetet e Gjilanit dhe Vitisë.

Aksioni ka nisur në orën , ndërsa gjatë tij janë inspektuar gjithsej 35 auto parkingje. Sipas autoriteteve, gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, për të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme institucionet kompetente, në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore.

Institucionet nuk kanë bërë të ditur në këtë fazë natyrën e shkeljeve të konstatuara apo masat konkrete të shqiptuara, ndërsa kanë theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë edhe në aksione të tjera me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të ekonomisë joformale dhe garantimit të konkurrencës së ndershme në treg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot