Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se tentoi të kryejë grabitje në një argjendari. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës në rrugën “Shatërvani”. Nga i dyshuari janë sekuestruar një revole, një kapelë e zezë, një skuter dhe një çantë krahu. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Burimi:
Bota Sot
