Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Kukaj të Prishtinës, pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës , ku i dyshuari, dyshohet se ka shtënë me armë në ajër gjatë organizimit të ahengut.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 90 fishekë me gaz si dhe 146 gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e armës.
