Ka nisur protesta e 19-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër të politikës. Protestuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”. Grumbullimi ditën e sotme nisi në orën në Sheshin “Skënderbej”, pas ndryshimit të orarit nga organizatorët dy ditë më parë për shkak të vapës.
Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar të thërrasin në kor; “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, si dhe slogane të tjera kundër klasës politike. Si çdo ditë tjetër, protesta edhe sot është shoqëruar me pankarta dhe meme, lidhur me dorëheqjen e kryeministrit dhe problemeve në vend.
Pas tubimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit pritet të marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës deri rreth orës . Vlen të theksohet se në ditët e tjera, manifestime të ngjashme janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën, Elbasanin dhe Pogradecin. Po ashtu tubime mbështetëse janë mbajtur edhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit.
