Kosova dhe Ballkani ishin jashtë agjendës së Samitit në Ankara –

0%

Ballkani Perëndimor nuk ishte pjesë e agjendës kryesore të Samitit të NATO-s në Ankara, ndërsa Kosova nuk pati përfaqësues në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe për këtë ka pasur qëndrime e reagime të ndryshme në vend.

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, i cili e përcolli samitin nga vendi i ngjarjes, tha se për këtë çështje Telegrafi kishte pyetur drejtpërdrejt përfaqësues të lartë të Aleancës Veri-Atlantike gjatë një takimi të mbyllur me media nga Ballkani, Ukraina, Bjellorisia e vende tjera. “Ballkani nuk ka qenë në agjendën kryesore të këtij samiti.

Në pyetjen e Telegrafit pse nuk ishte pjesë e agjendës, u tha se Ballkani Perëndimor mbetet në agjendën e përgjithshme sa i përket stabilitetit”, deklaroi Hajrullahu në podcastin “Përballje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, mesazhi i NATO-s ishte se Aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakuumi të sigurisë në rajon, ndërsa KFOR-i vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. “NATO nuk do të lejojë vakuum të sigurisë në rajon. KFOR-i është këtu për të ofruar siguri dhe stabilitet”, theksoi ai.

Hajrullahu shpjegoi se Kosova nuk ishte vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor pa përfaqësim në samit. Të pranishme ishin vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia nuk kishin delegacione. “Kosova nuk ishte e përfaqësuar, Bosnjë-Hercegovina nuk ishte e përfaqësuar dhe Serbia gjithashtu nuk ishte e përfaqësuar.

Aty ishin shtetet anëtare të NATO-s: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut”, tha Hajrullahu. Ekskluzive nga Ankaraja, NATO i përgjigjet Telegrafit: Nuk do të lejojmë vakum sigurie në Ballkanin Perëndimor Megjithëse, Ballkani Perëndimor nuk ishte në qendër të diskutimeve të samitit, NATO ka bërë të qartë se stabiliteti i rajonit vazhdon të jetë pjesë e angazhimit të saj të përgjithshëm, veçanërisht përmes pranisë së KFOR-it në Kosovë.

Ndryshe, Kosova u përmend në Samit nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se Turqia udhëheq misionin e KFOR-it në Kosovë dhe se ka një prani të konsiderueshme ushtarake në vendin tonë.

Burimi: Telegrafi