Rama në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve të parë për

0%

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet në Bruksel.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), fusha ku Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me standardet e BE-së, raporton Tch.

Konferenca do të nisë në orën , ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të integrimit. Mbyllja e këtyre kapitujve vjen pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme (IBAR), një etapë kyçe në negociatat me Bashkimin Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas këtij hapi, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për mbylljen e 30 kapitujve të tjerë, me synimin që procesi teknik i negociatave të përfundojë brenda vitit 2027. Vendimi për anëtarësimin e plotë do të mbetet politik dhe do të kërkojë miratimin e të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Burimi: Telegrafi