Velipojë, në rërën dhe valët e tua të njelmëta kërkova gjurmët e motrës sime, por askund nuk i gjeta. I trishtuar, u nisa drejt Shkodrës dhe u ngjita në kala. Nisa të numëroj, gur më gur e rrasë më rrasë, mos vallë do të gjeja ndonjë gjurmë të gishtërinjve apo të hapave të saj. As aty s’gjeta asnjë shenjë — shiu i kishte fshirë, e toka i kishte përpirë në honet e veta.
Dhembja më kaploi, duke m’i trazuar shpirtin dhe zemrën. Zemërthyer, ika drejt Prizrenit; ndjeva erën e gjakut ende të patharë. U mallëngjeva, nisa me dënesë të qaj. Mallkova 14 korrikun 2012, me orën e tij të zezë. Motër, nuk u pamë vite e vite. Ike pa më thënë: “Udhë të mbarë!” Më le zemërlënduar, e me mallin prush për ty, sa të jem gjallë.
Por shpresoj se një ditë do të takohemi në përjetësi.
