Jennifer Lopez për pak sa nuk u rrëzua, truproja i tij merr vëmendje

0%

Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale gjatë qëndrimit të saj në Paris për Javën e Modës, pasi një video ku ajo pothuajse rrëzohet teksa zbret nga makina është bërë virale. Në pamje shihet artistja duke humbur ekuilibrin, por truproja i saj reagon menjëherë, e kap nga beli dhe e pengon të bjerë, duke shmangur një incident.

Megjithëse momenti i pengimit u komentua gjerësisht, ishte pikërisht truproja ai që u kthye në personazhin kryesor të videos. Foto: TikTok Reagimi i tij i shpejtë dhe profesional, por edhe pamja fizike, u bënë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Komentuesit e përshkruan si ‘një xhentëlmen të vërtetë’, ndërsa shumë të tjerë shkruan me humor se ‘do të pengoheshin me qëllim’ apo se ai ‘meriton një rritje rroge’. Kjo nuk është hera e parë që një truprojë i Jennifer Lopez bëhet viral.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe disa vite më parë, pas ndarjes së saj nga Ben Affleck, një tjetër anëtar i ekipit të sigurisë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u komentua gjerësisht për pamjen e tij. Foto: TikTok Në atë kohë, shumë përdorues të rrjeteve sociale shkruanin se këngëtarja dukej më e lumtur në shoqërinë e tij, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në internet. et à

Burimi: Telegrafi