Klubi i futbollit Gjilani ka konfirmuar largimin e tre futbollistëve nga skuadra, duke i falënderuar për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardhë. Klubi njoftoi se rrugët janë ndarë me Leonit Abazin, Astrit Thaqin dhe Agron Kolajn. Përmes një komunikate zyrtare, Gjilani u shprehu mirënjohje të tre lojtarëve për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së kaluar në klub.
Në rastin e Agron Kolajt, Gjilani falënderoi gjithashtu edhe FC Prishtinën për bashkëpunimin e shëndoshë sportiv. Klubi nga Anamorava u ka uruar Abazit, Thaqit dhe Kolajt shumë suksese dhe shëndet në vazhdimin e karrierës së tyre sportiv.
Burimi:
Bota Sot
