Bellingham hyn në histori

0%

Mesfushori anglez, Jude Bellingham vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian. Në moshën vetëm 22-vjeçare, ai është bërë lojtari i parë evropian që merr pjesë në katër turne madhorë ndërkombëtarë para se të mbushë 23 vjeç.

Ylli i Anglisë ka arritur gjithashtu të lërë gjurmë në shumicën e këtyre kompeticioneve, duke shënuar gola në tre prej katër turneve madhorë ku ka marrë pjesë deri më tani. Bellingham realizoi në Kupën e botës 2022, më pas shënoi dy herë në Euro 2024 dhe ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në Kupën e botës 2026.

Ky rekord është një tjetër dëshmi e talentit dhe vazhdimësisë së jashtëzakonshme të Bellinghamit, i cili konsiderohet si një nga liderët e brezit të ri të futbollit botëror dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të kombëtares angleze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot