Drojë se zgjatja e sheshit deri te Rrethi me Flamur do të bllokojë më

0%

Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Komuna e Prishtinës, në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, ka planifikuar të bëjë zgjatjen e sheshit nga katedralja “Nënë Tereza” deri te Rrethi me Flamur, në vlerë prej 3.5 milionë eurosh.

Por projekti nuk është mirëpritur nga ekspertët e komunikacionit, asamblistët opozitarë dhe qytetarët e shumtë Rrugën prej kryqëzimit skaj Katedrales “Nënë Tereza” e deri te Rrethi me Flamur, Komuna e Prishtinës po planifikon ta kthejë në shesh, duke ndaluar qarkullimin e veturave.

Përmes Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029, e cila është miratuar edhe në Kuvendin Komunal, janë paraparë 3.5 milionë euro për zgjatjen e sheshit deri te Rrethi me Flamur. Por, ekspertë, asamblistë opozitarë e qytetarë kanë shprehur brengën se bllokimi i një arterie të tillë trafiku mund të çojë në kolaps.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, druan se e gjithë qendra e Prishtinës mund të paralizohet nëse realizohet ky projekt. Dedaj ka thënë se është shumë skeptik për të, teksa ka kërkuar që para çdo nisme tjetër të bëhet studimi i fizibilitetit rrugor.

Edhe Arbëri 7 muaj më parë Shprehet drojë se BE-ja do ta vonojë heqjen e masave “Nëse nuk e ka projektin e qarkullimit të automjeteve rreth kësaj zone, ashtu kështu më pas nuk do të mbetet vetëm kryqëzimi i rrethit, por do të shkojë deri te Santea. Pastaj edhe këtu lart do të jetë i mbyllur deri te Mensa e Studentëve. Defakto, komplet qendra e Prishtinës do të jetë e paralizuar.

Unë jam shumë skeptik që ky projekt ka me u realizu dhe ka me qenë ideal për Prishtinën. Por pa studim të fizibilitetit nuk duhet të përfundojë projekti. Nuk mund të sigurohet pa një auditim paraprak”, ka thënë Deda. Ndonëse në Kuvend është votuar Korniza Buxhetore ku parashihet edhe ky projekt, vërejtje të shumta kanë dhënë asamblistët nga opozita.

“Nuk mund ta lëmë peng një dokument kaq të rëndësishëm për Komunën e Prishtinës, për shkak se komuna e ka futur një projekt, i cili është i paanalizuar, i pastudiuar, ndoshta edhe i panevojshëm fare”, ka thënë Feim Osmani, asamblist nga radhët e LVV-së.

Sipas tij, sheshi deri te Rrethi me Flamur do t’i kushtojë buxhetit të Prishtinës më shumë se 18.5 milionë eurot e parashikuara për sheshin “Xhorxh Bush”. “Nuk është se e kanë respektuar Kornizën Buxhetore edhe herëve të tjera. E kanë bërë një kornizë, mirëpo e kanë shkelur dhe kanë bërë projekte të tjera.

Mirëpo, nëse e krahasojmë me paratë që janë dedikuar për sheshin ‘Xhorxh Bush’, që është minimalisht pesë herë vlerë më e madhe, sigurisht edhe ai shesh, që është me hapësirë edhe më të madhe sesa ky, do të kushtojë edhe më shumë sesa kaq”, ka thënë ai. Kundër projektit kanë dalë edhe shumë qytetarë.

Një prej tyre, me të cilin ka biseduar KOHA, ka thënë se kjo do të bllokonte edhe më shumë kryeqytetin. Edhe Arbëri 8 min. më parë Në rrezik transporti i pacientëve në dializë dhe shërbimet emergjente në Ferizaj “Është një zvarritje e madhe për qytetarët. Që nga koha kur ka filluar ky shesh, nuk është në rregull të bllokohet krejt qendra për komunikacion. Nuk është mirë.

Për këmbësorët është mirë, mirëpo për komunikacion besoj që nuk është bash në rregull”, ka thënë qytetari Rashit Maliqi. KOHA ka dërguar pyetje në Drejtorinë e Investimeve Kapitale në Prishtinë, por tash e një javë nuk ka përgjigje.

Më është bërë përurimi i nisjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, pas bllokimit të tyre në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm nga institucionet përkatëse. Punimet parashihet të zgjasin deri në një vit.

E nga gjetjet e Raportit të Performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit për Prishtinën thuhet se komuna ka kontraktuar projektin për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” me vlerë 18.1 milionë euro, pavarësisht se në Ligjin për Buxhetin 2025–2027 për këtë projekt ishin paraparë vetëm 1.55 milionë euro.

Edhe për kthimin e rrugës “Xhorxh Bush” në shesh, ka pasur kundërshti nga qytetarët e madje edhe protesta. Edhe Arbëri 14 min. më parë Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 pacientëve Prishtina vazhdon të vuajë nga trafiku i mbingarkuar, për ç‘gjë nga komuna së fundi ka dalë edhe ideja për taksim me 10 euro të banorëve të komunave të tjera që vendosin të hyjnë në qytet me vetura.

Më herët, janë bërë edhe disa teste duke i kthyer disa rrugë në njëkahore, por edhe ato kanë rezultuar me trafik të madh e ankesa të shumta.

Burimi: Koha