Rasti në Pediatri, QKUK nis hetim dhe merr masa ndaj disa punonjësve

0%

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nisur një hetim administrativ lidhur me shqetësimet e ngritura për trajtimin e një fëmije në Klinikën e Pediatrisë.

Drejtori i QKUK-së ka formuar një komision ad-hoc i cili do të shqyrtojë të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë trajtimin e pacientit, komunikimin e stafit me familjen dhe çdo parregullsi të mundshme në aspektin profesional dhe menaxherial. Nga QKUK kanë bërë të ditur se gjatë verifikimeve fillestare janë evidentuar disa mangësi, ndërsa ndaj personave përgjegjës janë dhënë vërejtje.

Një punëtor i shërbimeve teknike është suspenduar përkohësisht, ndërsa masa të përkohshme administrative janë marrë edhe ndaj katër infermierëve. Institucioni ka njoftuar se hetimi do të zhvillohet me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe se pas përfundimit të procesit do të publikohen gjetjet dhe masat e ndërmarra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

QKUK ka theksuar se synimi i këtyre veprimeve është rritja e përgjegjësisë profesionale dhe forcimi i besimit të qytetarëve në shërbimet publike shëndetësore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com