I kërkuar nga Interpoli për trafikim droge, arrestohet në Prishtinë

0%

Një shtetas gjerman i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli është arrestuar në Prishtinë pas veprimeve të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, personi me inicialet F.R. është identifikuar dhe ndaluar më 13 korrik pas pranimit të informatave operative nga Sektori FAST.

I arrestuari kërkohej nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë për dyshime lidhur me veprën penale “trafikim i paligjshëm i substancave narkotike”, vepër e paraparë dhe e dënueshme sipas Kodit Penal Gjerman.

Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në koordinim me autoritetet gjermane dhe institucionet përkatëse të drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare të sigurisë për zbatimin e urdhër-arresteve dhe luftimin e krimit ndërkufitar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com