Malishevë, identifikohet dhe gjobitet shoferi që i mundësoi një

0%

Policia e Rajonit të Gjakovës ka gjobitur një person pasi i njëjti dyshohet që i kishte mundësuar një fëmije të moshës 12-vjeçare të ulej në ulësen e shoferit dhe të drejtonte automjetin. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në Malishevë, ndërsa Policia lidhur me rastin ka pranuar një video-incizim përmes postës elektronike.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, më datë , ka pranuar një video-incizim përmes postës elektronike ku shihej një person madhor (mashkull) në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, që i kishte mundësuar fëmijës së moshës 12-vjeçare të ulet në ulësen e parë të automjetit (në ulësen e shoferit) për ta drejtuar atë, ndërsa vetë e regjistronte (incizonte) fëmijën derisa ai po drejtonte automjetin”- thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ndaj të dyshuarit është shqiptuar gjobë 400 euro, pesë pikë negative dhe ndalim i ngasjes së automjetit për gjashtë muaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas veprimeve operative dhe hetimore nga ana e Stacionit Policor në Malishevë, personi është identifikuar dhe ndaj tij, bazuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, janë ndërmarrë masa ligjore: gjobë prej 400 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse-ndalim i të drejtës së ngasjes për të gjitha mjetet motorike në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh”- thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te të gjithë prindërit dhe drejtuesit e mjeteve që të tregohen të përgjegjshëm. Mundësimi i ngasjes së automjeteve nga personat e mitur dhe të paautorizuar nuk është vetëm kundërvajtje ligjore, por paraqet rrezik për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik

Burimi: Kallxo