Edhe pse Botërori 2026 nuk ka përfunduar, gjashtë kombëtare e kanë

0%

Edhe pse Kupa e Botës 2026 ende nuk ka përfunduar, gjashtë kombëtare tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të turneut, i cili do të zhvillohet në vitin 2030. Bëhet fjalë për Spanjën, Portugalinë, Marokun, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain, të cilat do të jenë automatikisht pjesë e Kupës së Botës 2030.

Arsyeja është formati i veçantë i organizimit të turneut, i cili për herë të parë në histori do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe në tre kontinente. Madje FIFA po punon për zgjerimin e turneut në 64 ekipe. Pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, të cilat janë organizatoret kryesore të Botërorit.

Ndërkohë, për të shënuar 100-vjetorin e Kupës së Botës, FIFA ka vendosur që ndeshjet hapëse të turneut të luhen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Uruguai do të presë një ndeshje si vendi ku u zhvillua Kampionati Botërori i parë në vitin 1930, ndërsa Argjentina dhe Paraguai do të organizojnë gjithashtu nga një ndeshje në kuadër të festimeve të këtij jubileu historik. 64 teams in FIFA World Cup 2030?

YES OR NO?🤔🏆⚽️ pic.twitter.com/LEdGPMjLaX — SportsGully (@thesportsgully) July 13, 2026 Për shkak të statusit të tyre si vende organizatore, FIFA u ka garantuar automatikisht gjashtë kombëtareve një vend në Kupën e Botës 2030, pavarësisht rezultateve që do të arrijnë në kualifikime.

Burimi: Telegrafi