Kanë kaluar dhjetë ditë që nga zhdukja e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, ndërsa familja e tij vazhdon të kërkojë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur. Pavarësisht angazhimit të ekipeve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit dhe Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës, deri më tani nuk është arritur të zbulohet vendndodhja e të moshuarit.
Kërkimet ishin përqendruar kryesisht në zonën e Butovcit, ku ishte gjetur një sandale që dyshohet se i përkiste 78-vjeçarit. Megjithatë, mungesa e të dhënave të reja ka bërë që operacioni i kërkimit të pezullohet përkohësisht, deri në sigurimin e informacioneve të reja.
Familjarët bëjnë thirrje që kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Xhafer Raqit, i cili vuan nga demenca, të kontaktojë menjëherë në numrin: +383 44 737 900 Ata shpresojnë se një informacion i vetëm mund të jetë vendimtar për lokalizimin e tij dhe kthimin e sigurt pranë familjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!