Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton medaljen e artë dhe katër

0%

Orkestra “Amadeus” nga Kosova ka shënuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer nga Praga me medaljen e artë dhe katër vlerësime në festivalin prestigjioz “Musica Orbis”.

Nën drejtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli, fëmijët dhe të rinjtë e orkestrës fituan Çmimin e Parë dhe Medaljen e Artë (Gold Medal) , duke u vlerësuar për nivelin e lartë artistik dhe interpretimin e tyre. Përveç suksesit të orkestrës, u ndanë edhe çmime individuale.

Violinisti Elton Syla u nderua me çmimin special si koncertmjeshtër dhe solist, ndërsa Princ Fanaj mori çmimin special si violinisti më entuziast nga grupi i violinave të para. Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ishte edhe Çmimi i Publikut , i cili iu nda Orkestrës “Amadeus”, duke reflektuar mbështetjen dhe duartrokitjet e audiencës gjatë festivalit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky sukses konsiderohet një tjetër dëshmi e talentit të muzikantëve të rinj nga Kosova dhe e punës së përkushtuar të dirigjentit Vehbi Shosholli, stafit të shkollës “Amadeus”, mësimdhënësve dhe prindërve, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin artistik të orkestrës.

Triumfi në Pragë e vendos edhe një herë Kosovën në mesin e skenave ndërkombëtare të muzikës, duke dëshmuar potencialin e artistëve të rinj në konkurrencë me orkestrat nga vende të ndryshme të botës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com