MPB Maqedoni njofton se ka kryer bastisje në disa lokacione të ndryshme, me çka ka ndaluar shtatë persona për posedim të lëndëve narkotike. “Më , në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.I. (24), M.F. (28), M.K. (28) dhe D.A. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.Gj. (20) nga Gjevgjelia, pasi tek ata u gjetën marihuanë dhe thërrmuese”.
“Më , në orën , nëpunës policorë të NJPB Prilep, në lagjen “Toçilla” në Prilep, e privuan nga liria. (37) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë”. “Më , në orën , nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamenjan, në fsh. Bogovinë, e privuan nga liria B.S. (24), me vendbanim në fsh. Trebosh.
Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “Golf” me targa të Shkupit, tek B.S. u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një lëng me ngjyrë kafe”, thonë nga MPB. Në fund theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresa përkatëse.
