Panik në koncertin e Jay Z – fansat humbën ndjenjat dhe kërkuan

0%

Mbrëmja përmbyllëse e serisë së koncerteve të Jay-Z në stadiumin Yankee u shoqërua me kaos, pasi qindra persona pa bileta tentuan të hynin me forcë në stadium. Si pasojë, hyrjet u mbyllën përkohësisht, koncerti u shty për gati katër orë dhe jashtë stadiumit u krijuan turma të mëdha.

Sipas organizatorëve, disa persona arritën të kalonin masat e sigurisë, ndërsa policia e New Yorkut ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll. Use this too and make sure to tag @Ticketmaster @RocNation in your news story . They locked every gate except one and had 10K people passing out and fainting on line for 5 HOURS .

The cop said that they would let people in 1 by 1 and never let one person in Complete shit show . pic.twitter.com/pJxkXgjKjT — TMPodcast (@TMPodcast23) July 13, 2026 Hyrjet u rihapën vetëm pasi u garantua siguria e publikut. Fansat që kishin bileta treguan se pritën për orë të tëra në radhë dhe përshkruan skena paniku, ku disa njerëz humbën ndjenjat, vjellën dhe kërkuan ndihmë mjekësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë mijëra persona të bllokuar jashtë stadiumit shumë kohë pas orarit të planifikuar të fillimit. Jay-Z doli në skenë rreth orës dhe u kërkoi falje të pranishmëve për vonesën, duke shpjeguar se ajo ishte e nevojshme për të shmangur një tragjedi.

Koncerti ishte pjesë e një serie tre-ditore me të cilën reperi shënoi përvjetorët e albumeve të tij ikonike “Reasonable Doubt” dhe “The Blueprint”, ndonëse mbrëmja finale vendosi rekord pjesëmarrjeje në stadium me 45.832 spektatorë.

Burimi: Telegrafi