Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të merrnin nën kontroll Ngushticën e Hormuzit dhe se duhet të kompensoheshin për kontrollin e këtij kalimi ujor jetik. “Ne do ta mbajmë ngushticën dhe ndoshta do ta menaxhojmë atë. Ne do të bëhemi rojtari i ngushticës.
Ndoshta do ta quajmë ‘engjëlli mbrojtës’ i ngushticës. Dhe ne duhet të kompensohemi për këtë”, ka thënë ai në një intervistë telefonike për Fox News. Kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimet globale me naftë, është shndërruar në një nga fushat kryesore të betejës në këtë konflikt.
Bllokada efektive e ngushticës nga ana e Iranit ka rritur çmimet e energjisë dhe shqetësimet lidhur me inflacionin në nivel global. “Ne do ta ruajmë atë. Do të paguhemi për ta ruajtur – me shumë para. Ne do të kompensohemi, sepse kombet e tjera janë shumë të pasura. Ato janë në anën tonë dhe nuk mund të pritet që ne ta bëjmë këtë falas”, ka thënë ai.
Pas njoftimit për mbylljen e kalimit ujor të shtunën, si pasojë e asaj që u cilësua si një kalim i paautorizuar, Teherani ka deklaruar të dielën se lëvizja ka mbetur e pezulluar dhe se lejet do të lëshoheshin pasi të rivendosej “stabiliteti dhe qetësia”. Edhe Botë 3 muaj më parë Trumpi i zhgënjyer me aleatët: Shkoni merrni naftën tuaj “Ne kishim një marrëveshje.
Ishte një marrëveshje e përfunduar, dhe pastaj ata e shkelën atë. Ata gjithmonë e shkelin. Kemi pasur 10 marrëveshje me këta njerëz, ndaj thjesht do t’i godasim shumë fort,” ka thënë Trumpi.
Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar të hënën se e vetmja mënyrë për të rivendosur trafikun e rregullt detar përmes ngushticës ishte dhënia fund e ndërhyrjeve ushtarake amerikane në këtë zonë, dhe ka paralajmëruar se “ndërhyrjet e vazhdueshme mund të çojnë në incidente më të mëdha në sektorin global të naftës dhe gazit”.
