Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, kanë raportuar mediat holandeze duke iu referuar burimeve të afërta me të. Sipas raportimeve, policia ka nisur hetimet pas vdekjes së një personi në rrugën ku banonte Dieperink. Autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se viktima është arbitri holandez, por kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Dieperink ishte pjesë e futbollit profesionist holandez prej shumë vitesh. Ai debutoi si arbitër në Eredivisie në vitin 2017, ndërsa më pas u angazhua edhe në garat ndërkombëtare si gjyqtar në sistemin VAR. Ndër angazhimet më të rëndësishme të tij ishte pjesëmarrja si VAR në disa ndeshje të Kampionatit Evropian të vitit 2024.
Dieperink ishte paraparë të ishte pjesë e ekipit të arbitrave të Kupës së Botës 2026 në rolin e gjyqtarit video, por nuk kishte udhëtuar drejt turneut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
