5 shenja të menjëhershme të një personi toksik, pasivo-agresiv

0%

Sjellja pasivo-agresive shpesh është më e vështirë për t’u dalluar sesa agresiviteti i hapur. Kur dikush të fyen apo të kritikon drejtpërdrejt, të paktën e di pse je lënduar. Por ka njerëz që të lënë me një ndjesi të keqe pa e kuptuar dot saktësisht se çfarë ndodhi. Nëse kjo të ndodh vazhdimisht me një familjar, mik apo koleg, mund të jesh përballë një sjelljeje pasivo-agresive.

Një studim i vitit 2017 e përkufizon këtë sjellje si shprehje të tërthortë të armiqësisë përmes fyerjeve të fshehta, qëndrimit të ftohtë, kokëfortësisë ose moskryerjes me qëllim të detyrave. 1. Të injoron pa e bërë të dukshme Forma më e njohur e “heshtjes ndëshkuese” është kur dikush të injoron plotësisht, nuk të përgjigjet dhe sillet sikur nuk ekziston. Kjo është mjaft e qartë.

Por njerëzit pasivo-agresivë shpesh e bëjnë në mënyrë shumë më të fshehtë. Për shembull, një koleg mund të kalojë pranë teje në korridor dhe “rastësisht” të mos të të përshëndesë. Herë e bën, herë jo, ndaj nuk je kurrë i sigurt nëse ishte me qëllim apo jo. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe gjatë mbledhjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai mund të shpërfillë komentet e tua vetëm në raste të caktuara, duke të bërë të dyshosh vazhdimisht nëse po e imagjinon situatën apo jo. 2. Të ofendon duke e fshehur si kompliment Shumica e njerëzve e kuptojnë kur ofendohen hapur. Por fyerjet e maskuara janë shumë më të vështira për t’u dalluar.

Mund të ndodhë që një koleg të të thotë: “Raporti yt ishte shumë i mirë”, por menjëherë të shtojë: “Pothuajse aq i mirë sa ai i Ardit.” Në pamje të parë duket kompliment, por në fakt përmban një krahasim që të ul vlerat. Një tjetër formë është kur dikush përmend vazhdimisht një pikë të dobët tënden.

Për shembull, nëse ke studiuar në një universitet më pak të njohur, ai mund ta përmendë shpesh këtë fakt, edhe kur nuk ka asnjë lidhje me bisedën, duke nënkuptuar se diploma jote vlen më pak. 3. Sillet gjithmonë i zymtë pa dhënë asnjë arsye Është e lodhshme të rrish pranë njerëzve që janë vazhdimisht të mërzitur, të ftohtë ose negativë.

Një person pasivo-agresiv mund t’u përgjigjet komenteve ose pyetjeve më të zakonshme me një ton të ftohtë ose paksa thumbues. Nuk buzëqesh, edhe kur të gjithë të tjerët po qeshin me një shaka, dhe ka prirjen të ankohet për çdo gjë. Kjo krijon një atmosferë të rëndë, ku njerëzit ndihen në siklet pa e kuptuar saktësisht pse. 4.

Bëhet kokëfortë vetëm për të të bezdisur Kokëfortësia nuk është gjithmonë negative. Ndonjëherë është e nevojshme të mbrosh bindjet e tua, por ka raste kur dikush këmbëngul vetëm sepse e di që kjo do t’i acarojë të tjerët. Një person pasivo-agresiv zakonisht sjell argumente logjike dhe të menduara mirë, ndaj nuk është e lehtë ta kundërshtosh.

Megjithatë, bëhet e qartë se nuk po mbron idenë sepse beson vërtet tek ajo, por sepse dëshiron të krijojë tension ose të lodhë të tjerët. 5. Nuk i përfundon kurrë detyrat që duhet të bëjë Shumë fëmijë kalojnë faza ku refuzojnë të bëjnë atë që u kërkohet. Tek të rriturit, megjithatë, kjo sjellje mund të marrë një kuptim tjetër.

Një koleg pasivo-agresiv mund të gjejë vazhdimisht mënyra për t’i shmangur detyrat ose t’ua lërë përgjegjësinë të tjerëve. Ndonjëherë merr përsipër një punë dhe nuk e përfundon kurrë brenda afatit. Sigurisht, kjo mund të ndodhë edhe për shkak të stresit, problemeve personale apo zakonit për t’i shtyrë gjërat.

Por kur përsëritet vazhdimisht dhe nuk ka një arsye të qartë, mund të jetë një mënyrë për të shprehur pakënaqësi në mënyrë të tërthortë. Si të veprohet me një person pasivo-agresiv? Ekspertët thonë se përballja e drejtpërdrejtë nuk jep gjithmonë rezultat. Në shumë raste, personi është i vetëdijshëm për sjelljen e tij dhe mund ta përshkallëzojë atë nëse ndihet i sfiduar.

Një strategji më efektive është të mos reagosh ndaj provokimeve. Nëse personi sheh se sjellja e tij nuk po jep efektin që dëshiron, ka më shumë gjasa ta ndërpresë. Nëse kjo nuk funksionon dhe sjellja e tij ndikon seriozisht në mirëqenien tënde, zgjidhja më e mirë është të mbash distancë.

Në rast se bëhet fjalë për një koleg, nëse është e mundur, kërko të punosh në një hapësirë tjetër ose kufizoji kontaktet vetëm te komunikimi profesional dhe i domosdoshëm. Sa më pak hapësirë t’i japësh sjelljes pasivo-agresive, aq më pak mundësi ka ajo të ndikojë tek ti.

Burimi: Bota Sot